Rama: Shqipëria mbahet peng, po përballemi me një proces neurotik. Bllokimi nga konflikti Bullgari-Maqedoni e Veriut

06/05/2022 15:06

Kryeministri Edi Rama ritheksoi problematikat brenda BE-s me vijim e procesit të zgjerimit. Problemet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, Rama i quajti si një pengmarrje të Shqipërisë në rrugëtimin europian.

Nga Konferencën e 18-të të Kryetarëve të Parlamenteve të Nismës Adriatike Joniane kryeministri Edi Rama edhe njëherë tjetër shpalosi shqetësimin për  problemet e  shumta me procesin e integrimit evropian. Shqipëria deklaroi kryeministri,  nuk ka rrugë tjetër, i duhet durim në këtë rrugë.

“Shqipëria është në një situatë shumë, shumë të çuditshme, peng i një bllokimi midis fqinjit tonë, Maqedonisë së Veriut dhe vendit mik, Bullgarisë. Është nga ato lloj situatash që vetëm Bashkimi Europian mund ta krijojë e nuk ka libër, nuk ka përvojë apo ndonjë shpjegim të matur si mund të trajtohet. Si mund të mbetesh peng i një mosmarrëveshjeje midis dy subjekteve a vendeve të tjera? Por, ja që kështu është, siç do thoshte Donald Trump.  Nuk mendojmë aspak të heqim dorë e nuk po mendojmë për të ashtuquajturin “Plan B” apo “Plan C”. Për Shqipërinë, plani A, B dhe C është vetëm Europa.”- tha Rama

Kryeminisrtri Rama në fjalën e tij theksoi se në planet tona nuk ka një të dytë përveç Evropës dhe se ne kemi shumë për t’i dhënë Rajonit pasi  problemet mund të krijojnë vetëm ndasi.

 

 

Top Channel