“Proçes qesharak për Presidentin”, Berisha: Përmes Baton Haxhisë, Rama propozon për kandidate bashkëshorten e tij

06/05/2022 13:35

Për Sali Berishën, procesi për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, është procesi më i diskretituar që është bërë ndonjëherë.

Berisha: Proces qesharak për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Arrijnë deri aty sa përmes Baton Haxhisë, Edi Rama të propozojë për presidente bashkëshorten e tij. Ai këtë njoftoi përmes tij, pra arriti ta personalizojë në këtë shkallë, një proces të rëndësishëm ta kthejë në procesin e një kuzhine familjare.

Nga zarfat sekrete, te paraqitja si kandidaturë nga Stanishiqi në emër të Ramës të bashkëshortes te angazhimi dhe loja me kukulla e opozitë të emëruar, i tëri ky është një skenar i turpshëm, vetëm për kreun e organizatës kriminale të qeverisë. Ky është procesi më i diskretituar që mund të zhvillohet dhe bëhet ndonjëherë. Këshilli Kombëtar është organi më i rëndësishëm i PD pas Kuvendit. Ai mblidhet sot për të përcaktuar qëndrimin e PD ndaj këtë procesi. Natyrisht parimet janë të qarta. Edi Rama do të haset me opozitën e vërtetë. Kjo është ajo ç’ka unë mund të them.

Top Channel