Pavarësi nga gazi rus, Gjermania nis ndërtimin e terminalit të parë të gazit të lëngshëm!

06/05/2022 14:16

65 milionë dollarë do të investojë Gjermania për terminalin e saj të parë të gazit të lëngshëm natyror në qytetin port të Wilhelmshaven në rajonin e Saksonisë së Ulët, ndërtimi i të cilit u konfirmuar nga autoritetet vendase.

Ky terminal është pjesë e përpjekjeve të vendit për t`u shkëputur prej varësisë nga gazi rus. Njoftimin e rëndësishëm e bëri ministri gjerman i ekonomise, Robert Habeck. Gjermania po përpiqet të përshpejtojë ndërtimin e terminaleve për të importuar gaz nga vende të ndryshme, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Berlini ka qenë nën presion nga Ukraina dhe vende të tjera europiane për të ndërmarrë hapa që të heqin dorë nga furnizimet ruse me energji që nga fillimi i agresionit rus në 24 shkurt. Ekonomia më e madhe e Europës i ka reduktuar tashmë importet e naftës ruse nga 35 në 12 për qind. Po kështu, nëse Rusia ndërpret furnizimin me gaz, Gjermania do të humbiste 220 miliardë euro.

Për këtë arsye autoritetet e këtij vendi kanë vendosur të ndërmarrin hapa më konkretë për të shmangur pasojat katastrofike. Deri më tani, vetëm vetëm një pakicë e ndërmarrjeve gjermane që kanë pas punuar më parë me furnizues nga Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia kanë arritur të kalojnë në afat të shkurtër tek furnizues të tjerë.

Top Channel