Pak para mbledhjes së Këshillit Kombëtar/ Oriola Pampuri njofton: Ja dy vendimet që morëm për axhendën parlamentare

06/05/2022 12:46

Kryesia e Grupit Parlamentar të PD-së është mbledhur në selinë blu pak orë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e grupit parlamentar Oriola Pampuri, e cila njofton se me shumicë votash është vendosur që kryesia e grupit të mblidhet rregullisht çdo javë, të premten në orën 09:15.

Ajo thekson se gjithashtu është vendosur që mbledhja e kryesisë jashtë radhës të mbahet ditën e hënë.

Njoftimi: 

Në vijim të kërkesës së bërë ditën e djeshme dhe njoftimeve të bëra nga sekretari i Grupit, sot, më 6 maj 2022, ora 09:15, në mbështetje të nenit 16 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë dhe neneve 5 dhe 6 të Rregullores së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, në ambientet e Zyrës së Grupit pranë Kryesisë së Kuvendit, u mblodh Kryesia e Grupit Parlamentar të PD-së, e cila pasi diskutoi cështje të axhendës parlamentare, me shumicë votash, vendosi:
1. Kryesia e Grupit të PD-së do të mblidhet rregullisht cdo javë, ditën e premte, ora 09:15.
2. Mbledhja e Kryesisë do të zhvillohet jashtë rradhës ditën e hënë, datë 9 maj 2022, ora 09:15.

Top Channel