Humbën rrugën gjatë vizitës në Valbonë, gjenden pas tre orësh turistët
06/05/2022 21:21
Dy turiste nga Tunizia, të moshave 46 vjeçe dhe 41 vjeçe janë gjetur pas tre orësh kërkim në vendin e quajtur “Qafa e Valbonës”, pasi kanë humbur rrugën në një zonë të thellë teksa eksploronin natyrën.
Rreth orës 16:50, turistet kanë njoftuar Policinë, për të kërkuar ndihmë dhe menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Postës së Policisë në Valbonë.
Ata kanë marrë dëmtime të lehta në këmbë dhe në krahë, teksa u munduar për të dalë nga terreni i vështirë.
Turistet janë transportuar me ambulancë në spitalin e Tropojës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel