Gjermania nis “bishat” në Ukrainë: Panzerhaubitze 2000 në duart e ukrainasve!

06/05/2022 11:20

Nga fjalët, në veprime konkrete: Gjermania ka vendosur të nisë armatime të rënda në Ukrainë, e pohuar nga Ministria e Mbrojtjes, që konfirmoi kështu ndihmën në terren për Kievin kundër pushtimit rus.

Tanket e dërguara jane të llojit Panzerhaubitze 2000s dhe vijnë nga stoku i ushtrisë. Gjermania vetë aktualisht, nuk i përdor, thonë mediat e huaja. Njoftimi i Berlinit erdhi pasi modele të njëjta tankesh iu dërguan Ukraina edhe nga Holanda, pohoi a ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, gjatë vizitës në Sllovaki.

Ushtria gjermane ka rreth 100 tanke të tillë rezervë, por vetëm 40 prej tyre janë të gatshëm për luftime. Ende nuk është dhënë një datë e saktë se kur do të bëhet dërgimi i tyre. Ushtarët ukrainas pritet që javën e ardhshme të trajnohen në Gjermani për të përdorur Panzerhaubitze 2000s.

Qeveria e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, është përballur me kritika pasi nuk ka ofruar armatime për Ukrainën, aq sa kanë ofruar aleatët perëndimorë. Por, në fund të prillit, Berlini më në fund u bind e u pajtua të dërgonte tanke në Ukrainë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA