Gjenevë, nxirret në ankand diamanti më i madh i bardhë

06/05/2022 20:32

Diamanti më i madh i bardhë do të dalë në shitje në Gjenevë javën e ardhshme, pjesë e një  ankandi nga Christie’s që përmban dy gurë, më shumë se 200 karat secili.

Drejtuesi i Christies tha se shitja e tyre është një ngjarje e madhe për ta.

“Diamanti Rock prej 228 karatësh është diamanti më i madh i bardhë që është ofruar ndonjëherë në ankand. Mbi 200 karat, është një diamant vërtet i jashtëzakonshëm në formë dardhe. Është krejtësisht simetrik. Dhe vlerësohet nga 20 deri në 30 milionë dollarë”.

Çmimet e diamanteve janë rritur nga sanksionet ndaj prodhuesit më të madh Rusisë.

Diamanti i bardhë, “The Rock” ishte veshur nga ish-pronari i tij si një gjerdan nga Cartier. Ndërsa guri i verdhë, në formë jastëku është quajtur “Diamanti i Kryqit të Kuq” pasi një pjesë e paspecifikuar e të ardhurave të ankandit do t’i shkojë Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) me bazë në Gjenevë.

Ky diamant u shit për herë të parë nga Christie’s në vitin 1918 në një ankand në Londër ku banorët shitën sende të çmuara shtëpiake për të ndihmuar përpjekjet e luftës. Këto të ardhura, 10,000 paund (tani 12,350 dollarë), ndihmuan Shoqërinë Britanike të Kryqit të Kuq.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA