Agjencia e OKB-së: 25 milionë ton drithëra kanë ngecur në Ukrainë për shkak të luftës

06/05/2022 17:06

Pothuajse 25 milionë ton drithëra janë bllokuar në Ukrainë dhe nuk mund të largohen nga vendi për shkak të porteve të bllokuara të Detit të Zi, duke përfshirë edhe Mariupolin, sipas një zyrtari të Agjencisë Ushqimore të OKB-së.

Bllokimet shihen si faktor prapa çmimeve të larta të ushqimeve, të cilat arritën një rekord të lartë në mars, në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës, përpara se të lehtësoheshin pak në prill, sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO).

Ukraina ishte eksportuesi i katërt më i madh në botë i misrit  në sezonin 2020-2021 dhe eksportuesi numër gjashtë i grurit, sipas të dhënave të Këshillit Ndërkombëtar të Drithërave.

Është një situatë thuajse groteske që shohim për momentin në Ukrainë me afro 25 milionë ton drithë që mund të eksportohen, por që nuk mund të largohen nga vendi thjesht për shkak të mungesës së infrastrukturës, bllokadës së porteve”,  tha Josef Schmidhuber, zëvendësdrejtor i FAO  në një konferencë shtypi.

Ai tha se mund të ketë mungesa magazinimi gjatë korrjes së ardhshme në korrik dhe gusht.

“Pavarësisht nga lufta, kushtet e korrjes nuk duken aq të rënda. Kjo mund të nënkuptojë me të vërtetë se nuk ka kapacitet të mjaftueshëm magazinimi në Ukrainë, veçanërisht nëse nuk ka korridor të hapur të grurit për eksport nga Ukraina”,  tha ai.

Një tjetër shqetësim janë raportet se disa depo drithërash ishin shkatërruar në luftimet në Ukrainë.

 “Do ta ndihmonim vërtet botën nëse do të mund ta evakuonim këtë drith nga Ukraina”,  tha Ngozi Okonjo-Iweala.

“Ekziston një rrezik serioz që çmimet e ushqimeve të rriten dhe të dalin jashtë përballueshmërisë që mund të çojë në më shumë uri në botë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA