Aksident me vdekje në aksin rrugor Lezhë–Milot, makina përplaset me kamionin, humb jetën shtetasi kosovar Deputeti demokrat, Dashnor Sula ka zbuluar në Top Story një bisedë në telefon në një prej studiove televizive ku ishte i ftuar.
Duke mos thënë burimin ai shprehet se një oficer policie kishte thënë se u kishte ngelur në dorë.
“Kam marrë informacion, nuk e them dot burimin, isha në një emision televiziv i telefonoi një oficer policie duke i thënë se ka ndodhur kjo ngjarje por atyre maskarenjve u ka ngelur në dorë”, tha Sula.
Një ditë më parë, kur ndodhi ngjarja përmes një statusi në Facebook ai akuzpn policinë si autore të vrasjes së Ilvi Metës.
“Kavaja u trondit pasditen e sotme nga një ngjarje e rëndë ku sipas raportimeve të para një 28 vjeçar me inicialet I.S ka ndërruar jetë në ambientet e Komisariatit të Policisë së Kavajës. Burimet më konfirmojnë se i riu nuk ka vrarë veten por ai ka ndërruar jetë si pasojë e dhunës barbare që kanë ushtruar punonjësit e policisë. I bëj thirrje Prokurorisë që të zbardhin ngjarjen me profesionalizëm dhe pa lejuar manipulimin e provave. Opozita po ndjek me vëmendje ngjarjen dhe inkurajojmë organin e akuzës që të bëjnë punën në mënyrë të pavarur”, tha Sula.
Top Channel