“Thoshte nuk dua të vdes…”/ Motra e Ilvi Metës hedh dyshime të forta: Nuk kishte veshur rroba me lidhëse

05/05/2022 21:59

Dyshime të forta kanë hedhur familjarët e Ilvi Metës mbrëmjen e sotme në “Top Story”  lidhur me mënyrën e vdekjes së të riut në komisariatin e Kavajës.

E motra e Ilvit, Irena, tha se në momentin kur 31-vjeçari u shoqërua në komisariat, kishte veshur një xhup të hollë që kishte një fije shumë të shkurtër, një palë tuta dhe atlete pa lidhëse. Ajo tregoi se i ndjeri bënte çdo javë test Covidi pasi thoshte se nuk d

Ai nuk e bënte atë vetëvrasje, tuta nuk ka pasur, xhinse të zeza dhe bluzë me mëngë të shkurtra. Atlete si ka pas me lidhëse. Lidhësja ishte shumë e shkurtër, nuk mund të varej. Ai shkonte javë për javë bënte testin e virusit thoshte pse të vdes unë nga kjo gjë. Nuk na kanë dhënë asgjë veç rripin dhe kartën. Të na japin mrapsh rrobat. Ai nuk ka pas tuta”, tha motra e viktimës.

Top Channel