Taulant Balla në Lushnje: Me 16 maj emri i presidentit do bëhet publik

05/05/2022 10:08

Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, ka folur nga Lushnja ditën e sotme rreth procesit të zgjedhjes së presidentit dhe emrit që do të përzgjidhet për të qenë në krye të shtetit.

Ai u shpreh për mediat, gjatë nderimeve për 5 majin në varrezat e dëshmorëve në Lushnjë, se Konferenca e Kryetarëve ne fillim të javës tjetër do të marrë vendim për zgjedhjen e emrit të presidentit.

Mendoj se në 10 maj do merret vendimi për emrin e presidentit nga të 4  grupet parlamentare dhe në 16 maj do të zhvillohet seanca e parë për të gjetur një emer për presidentin që të jetë për të gjithë shqiptarët. Besoj se kjo është kohë e mjaftueshme për të dhënë një emër. “

 

Top Channel