Rithemelimi mbledh nesër Këshillin e ri Kombëtar, Paloka: Përcaktojmë qëndrimin për Presidentin

05/05/2022 13:47

Këshilli i ri Kombëtar i dalë në Kuvendin e Rithemelmit më 30 prill, do të mblidhet nesër në 18:00.

“Qëllimi i mbledhjes, përvec konstituimit të K.Kombëtar është përcaktimi I një qëndrimi politik të PDSH lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.”-u shpreh Paloka, në një dalje për mediat në PD.

“Qëllimi i mbledhjes është edhe përcaktimi i një qëndrimi politik i PD, lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit të republikës. Bazuar në nenin 44 pika 5, mbledhja duhej mbajtur 5 ditë nga këshilli kombëtar, po për shkak të natyrës urgjente, komisioni i përkohshëm vendosi që mbledhja të mbahet nesër në 18:00Këshilli kombëtar i PD është i vetmi organ që mund të përcaktojë qëndrimin e unifikuar lidhur me një cështje politike sic është ajo ë zgjedhjes së presidentit të republikës. Po ashtu bazuar po në nenin 44 pika 4 e statutit, në mbledhjen e parë të këshillit do të zgjidhet edhe kryetari i këshillit kombëtar.” u shpreh Paloka.

Top Channel