Mbledhja e sotme e grupit parlamentar të PD/ Luçiano Boçi: Është nul, qëndrimin politik për presidentin e vendos Këshilli Kombëtar

05/05/2022 11:33

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të mblidhet ditën e sotme për të diskutuar për negociatat me PS për presidentin. Në lidhje me këtë mbledhje ka reaguar deputeti Luçiano Boçi, i ciki është shprehur se kjo mbledhje është nul.

Boçi tha se mbledhja është e pa dobishme për dy arsye. E para sipas Boçit është se Alibeaj ka tagrin e Ramës dhe të Ballës por jo të demokratëve që e kanë shkarkuar atë në Kuvendin e datës 30 prill, ndërsa arsyeja e dytë është se mbledhjen e  grupit e thërret Kryesia e Grupit dhe jo një deputet.

Luçiano Boçi u shpreh se grupi parlamentar nuk mund të mblidhet sa herë e kërkon Rama dhe Balla.

Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka njoftuar se mbledhja do të zhvillohet ditën në selinë blu, mbledhje kjo e para pasi u vendos shkarkimi i tij nga ‘Rithemelimi’.

 

 

 

 

 

Top Channel