Grupi i PD, sot prova e forces/ Enkelejd Alibeaj ka thirrur mbledhjen e deputetëve sot pasdite

05/05/2022 13:54

Rithemelimi duket se nuk do të ndalojë mbledhjen e grupit parlamentar, e parashikuar për t’u mbledhur në orën 17:00 të ditës sotme.

Beteja për numrat në grupin kuvendor demokrat pritet të ketë testin më të fortë pasditen e kësaj të enjte. Një mbledhje e thirrur nga Enkelejd Alibeaj kundërshtohet nga Komisioni i Rithemelimit, i cili pas Kuvendit të së shtunës nuk e njeh me atë si drejtues grupi.

Por, Kuvendi që shkarkoi Alibeajn, nuk mundi të bashkojë rreth vetes shumicën e grupit kuvendor.  35 deputetë të cilët braktisën publikisht linjën e Berishës janë ftuar që t’i bashkohen deputetëve që mbështesin linjën e Bashës në PD.

Nuk do blindojnë dyert, por nuk thonë sesi do i ndalojnë të tjerët të mblidhen për të diskutuar për zgjedhjen e Presidentit të ri. Për deputetët që  mbështesin Berishën qëndrimi politik për këtë çështje do vendoset nesër në mbledhjen e parë të Këshillit të ri kombëtar ku marrin pjesë  të gjithë deputetët përfshi Alibeajn dhe Bashën.

Top Channel