Zgjedhja e Presidentit/ Mediu kërkon zgjatjen e afateve: Me rëndësi të kemi një president konsensual. Opozita të përfshihet si një e vetme

04/05/2022 13:13

Mediu: Duhet të përfshijë të gjithë trupën e opozitës. Të gjithë të jenë të përfaqësuar në këtë proces. Është shumë e rëndësishme edhe ana thelbësore, të arrijmë në marrëveshjen për një president garant të unitetit të popullit, ndaj duhet të konsiderojmë edhe deputetët edhe partitë. Gjithmonë kemi negociar dy plaë, ndaj apeloj se është në interes të ketë një dakordësi për një përfaqësues të opozitës.

Dua të theksoj se është e nevojshme të fitojmë kohën, për të arritur atë që duam. Kur kemi patur vullnet kemi gjetur konsensus, në Kushtetutë ka 3 raunde për të gjetur konsensusin.

Të gjithë diskutimet, janë diskutime që bien ndesh me c ka ka parashikuar kushtetuta. Në thelb, të mos krijohen kriza parlamentare, nëse ecim me idenë për të shkuar te 4 dhe 5, unë mendoj se bëjmë një shkelje të kushtetutës, ndaj të kemi kohën e nevojshme. Të fillojmë në 10 proceset e votimit. Duhet të vendosim disa kritere në lidhje me figurën për presidentin e republikës. Shqipëria ka njerëz që garantojnë këtë pozicion. Kërkoj një zgjatje të këtij procesi, por e rëndësishme është diskutimi serioz i mundësisë për konsensus para se të shkojmë në seancë. Nëse shkojmë në 10 maj në seancë, pyetja është e thjeshtë: Kush është kandidati?

Top Channel