Sot takimi,  Vuçiç “frikë” nga bisedimet në Berlin

04/05/2022 12:35

Kancelari gjerman,Olaf Scholz pret sot në selinë e tij në Berlin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe më pas, presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e njoftuar kjo nga zëdhënësi i qeverisë gjermane, Wolfgang Büchner.

Në qendër të të dy takimeve veç e veç do të jenë “qëndrimet ndaj luftës agresore të Rusisë në Ukrainë, bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve”, tha Büchner.

Kurti dhe Vuçiç do të takohen në Berlin, po atë mbrëmje, në prani të ndërmjetësuesit të BE-së për çështjen e dialogut, Miroslav Lajçak, i cili vjen në Berlin me ftesë të kancelarit Scholz.

Më herët sakaq, Vuçiç është shprehur se “ka frikë” përpara udhëtimit në Berlin. Duke folur gjatë një vizite në Greqi, presidenti serb tha se “druhet” nga bisedimet me Scholzin dhe se nuk pret që ato “të jenë të lehta”.

Scholz i ftoi Vuçiçin dhe Kurtin në bisedime të ndara, e atyre d u bashkohet edhe Lajcak, që pritet të zhvillojë edhe një takim të përbashkët me të dy. Nëse realizohet, ky do të jetë takimi i parë Kurti-Vuçic që nga korriku i vitit të kaluar, kur palët janë takuar në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Nga Qeveria gjermane kanë mbërritur sinjale të qarta se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë përparime në procesin e dialogut. Dy vendet janë të angazhuara në këtë dialog qysh në vitin 2011 dhe kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumë prej tyre nuk janë implementuar kurrë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA