Këngëtarja Ronela Hajati, e cila do të na përfaqësojë këtë vit në Eurovizion, ka folur për foton e publikuar pak ditë më parë, ku u shfaq duke qarë.
Ronela tha mbrëmjen e sotme në “Goca dhe Gra” se ishte moment dobësie, pasi ka momente që ndihet vetëm.
“Jemi njerëz të gjithë, sido që shfaqemi në kamera. Edhe burrat më fortë kanë momentet e dobëta, jo më unë, që kam momente që ndihem vetëm, është personale gjëja, nuk ka si shëndeti, vjen para të gjithave. Jam vajzë e fortë, i them vetes do të rregullohen të gjitha. Profesioni ynë është më i gjykuari, pavarësisht se i bëj këngët për njerëzit që t’i pëlqejnë, ndryshe ne nuk do të ekzistonim”.
E përlotur, Ronela Hajati foli edhe për babain e saj të njerë.
“Unë shkoj në varreza, i lutem atij njësoj si zotit, mundohet shumë. Gjithmonë njerëzit që mundohen shumë, një ditë i del për mirë.”
Top Channel