Procedura për zgjedhjen e presidentit, Alibeaj mesazh grupit: Do të mblidhemi për të marrë vendime

04/05/2022 16:29

Kryetari Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj do të mbledhë grupin për të marrë vendime në emër të PD, lidhur me ecurinë e procesit të zgjedhjes së presidentit të ri.

Këtë e ka komunikuar vetë Alibeaj, teksa thotë se mbledhja e sotme u zhvillua në prezencë të medias, në funksion të transparencës së plotë për publikun, me kërkesë të përfaqësuesëve të PD. Ai shton se procedura është shtyrë më 16 maj.

Mesazhi i Alibeajt:

Të nderuar kolegë, Sot u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve për procesin e përzgjedhjes së Presidentit të Republikës. Me kërkesën e përfaqësueseve të PD në Konferencë, mbledhja u zhvillua në prezencë të medias, në funksion të transparencës së plotë për publikun. Për ti dhënë kohë një diskutimi të plotë dhe shterues mbi këtë çështje grupit parlamentar dhe për të diskutuar dhe marrë vendimet bashkarisht, kerkuam dhe u pranua që procedura zë shtyhet për në datën 16 maj. Gjatë ditëve në vijim, do të zhvillojmë mbledhjen e grupit për të diskutuar dhe marrë vendimin mbi ecurinë e këtij procesi dhe rolin e PD në zgjedhjen e Presidentit. Ju përshëndes!

Top Channel