“Për dy bidonë vaj po na mbajnë gjithë ditën”/ Banorët e Bulqizës blejnë ushqime në Dibër të Madhe, policia nuk i lejon të shkojnë në shtëpi

04/05/2022 17:14

Banorët  e fshatrave të njësisë Trebisht të bashkisë Bulqizë të vetmen zgjidhje kanë pikën e doganës Trerbisht- Xhepisht e cila u hap në vitin 2012 pasi largësia  e rrugës për të shkuar në Bulqizë është e madhe, por jo vetëm.

Rruga është e amortizuar, gjë qe ka bërë që njësia administrative Trebisht të bllokohet herë pas herë sidomos gjatë dimrit.

Hapja e kësaj dogane për këta banorë i ka favorizuar jo vetëm bazën ushqimore por edhe për shërbim shëndetësor.

Rritja e çmimit të shportës ka detyruar banorët e njësisë administrative Trebisht t’i drejtohen tregut të Maqedonisë për furnizimin e bazës ushqimore pasi çmimet janë më të lira.

Por sot, ata janë bllokuar në pikën doganore të Trebishtit për gati 5 orë nga policia për shkak se kanë blerë vaj me dhe ushqime me shumice në Maqedoni.

Kemi ardhur këtu tek dogana, kam dy thasë hime tek makina, dhe po e bëjnë problem. Kemi katër orë këtu në doganë”, thotë njëri nga banorët.

Për dy bidonë vaj na mban policia gjithë ditën këtu, policia thotë nuk kemi faj”, thotë një banor tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA