“Mos ia vendosim damkën President i zarfit”/ Balla replikon me Tabakun: Se ç’bëjmë ne brenda nesh, na takon ne

04/05/2022 13:57

Kryetarja e komisionit të Integrimit Jorida Tabaku dhe kreu i Grupit parlamentar të PS, kanë replikuar në mbledhjen e konferencës së kryetarëve mbi zgjedhjen e presidentit të Republikës.

“Ne nuk jemi dakordësuar për konferencë, Jemi në konferencë me kërkesën e kreut të grupit të PS. Ky proces nuk ka nisur me seriozitetin që i takonte. Ky proces ndryshe nga sa thoni, ka lindur dhe ka nisur në PS, do kish qenë e udhës të ndodhte ndryshe. Vendimi i PS, i takon PS, PD do të ketë një mbledhje të strukturave të saj për të marrë vendime. Maxhoranca nuk e ka legjitimitetin të zgjedhë presidentin, duhet një proces gjithëpërfshirës. Cdo takim në zgjedhjen e presidentit duhet të ketë transparencë. T’i jap seriozitet këtij procesi, me vendimmarrje dhe jo fakte të kryetare.

Prezenca jonë këtu nënkupton që cdo informacion do e çojmë në grupin tonë parlamentar. Nuk mund të ndodhë në asnjë me imponim, duhet një pikë e përbashkët për vendimmarrjen datat, dhe për të caktuar afatet kushtetuese. Në rastin tonë, në procesin e brendshëm të PD, të gjithë të jenë të përfshirë. Mos ia vendosim damkën si president i zarfit, por kjo nuk ndodhi.” u shpreh Tabaku.

Në përgjigje, socialisti Balla u shpreh se cështjet e brendshme të PS janë të PS, ndërsa kërkoi që në këtë proces, të vendoset interesi kombëtar mbi atë politik.

“Në fjalën time isha shumë i hapur për një proces të përbashkët, thirrja e konf kryetarëve sot është bërë njëlloj si në 2007, 2012, 2017. Se c’bëjmë ne brenda nesh, na takon ne. Të krijojmë një model, këtej e tutje që të mos paragjykohen ata që gjërat nuk i bëjnë në kohë dhe kjo të lihet në momentin e fundit. Kur të vinim në tryeze do vinim me një listë, dhe kjo s’mund të prodhohet në të zezë. Unë nuk vi në seancë, pa një vendim të grupit. Alibeaj me të drejtë bëri një interpretim të rregullores, për të cilat unë ju thash do të jetë po kjo mbledhje, nuk quhet mbledhje tjetër. Sot s’ka vendim, mbledhja vijon në datë 10 dhe marrim vendimet përkatëse, me kujdesin që të llogarisim ditët, duke shmangur ditët e shtunë e diele. Te ky proces ta lëmë politikën, të vëmë interesin kombëtar.” U shpreh Balla.

Top Channel