Liria e shtypit/ Albana Vokshi: Rama është dhunuesi më i madh i mediave dhe portaleve, ushtron kontroll mbi to

04/05/2022 11:33

Anëtarja e ‘Rithemelimit’ Albana Vokshi ka dalë në një konfrencë për shtyp ditën e sotme ku ka folur rreth lirisë së mediave në Shqipëri.

Vokshi u shpreh se janë të pakta ato media në Shqipëri që kanë liri të plotë dhe se Rama ëshët dhunuesi më i madh i tyre. Ajo tha se kryeministri ushtron kontroll mbi mediat për tu mbyllur gojën për aferat e ndryshme të qeverisë.

Më tej Vokshi tregoi me fakte disa video ku gazetarët janë dhunuar nga policia teksa raportonin për ngjarje të ndryshme.

Të gjithë vendet e rajonit kanë bërë para me një jedis më të mirë për mediat. Ky është një tregues themelor i keqqeverisjes së Ramës. Reporterët pa kufij evidentojnë edhe një herë faktin se si Rama ushtron kontroll mbi mediat për tu mbyllur gojën për aferat e ndryshme të qeverisë. Pavarësisht përpjekjeve të Ramës të gjithë i dinë të vërtetat. Ram dhe Veliaj e përdorin pushtetin për tu mbyllur gojën mediave. Rama është dhunuesi më i madh i mediave dhe portaleve. Në kongresin e fundit të PS ishte Rama që foli me përçmim për gazetarët. Gazetarët janë viktima të dhunës policore, shihni videot pas meje, gazetari Ergys Gjencaj i News24 u bë pre edhunës së policisë, edhe Anila Hoxha gjithashtu ra pre e dhunimit të policisë. Raporti vë alarmin duke theksuar se rrjetet e organizuara kriminale janë rrezik për gazetarët.  Pra nuk është fantazi është e qartë janë disa prej rasteve të dhunës që ne i kemi denoncuar si opozitë. Paketa anti shpifje asnjëherë nuk është tërhequr nga Rama. Kush i di sot arsyet pse në Tiranë dy autobusë u aksidentuan. Numërohen me gishta mediat që ngrenë pyetjen që përse ndodhen aksidentet. Të tilla raste janë të përditshme, fare pak media janë të lira të flasin për toka që shiten në bregdetin për koncensione disa milionëshe apo tendera të ndryshëm. K a vetëm disa ishuj të vegjël lirie që nuk bëjnë kompromis me qeverinë. Me Edi Ramës Shqipëria do të jetë çdo do të e më larg Europës. PD-ja po punon që ndryshojë këtë realitet.

Top Channel