I dërguari i BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak theksoi pas darkës me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç se më 13 maj do të zhvillohet takim në nivel kryenegociatorësh.

“Mirëpresim mundësinë për një darkë joformale për diskutim rreth dialogut me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq në Berlin. Faleminderit qeverisë gjermane për pritjen. Ne do të vazhdojmë diskutimin në nivel të kryenegociatorëve më 13 maj”, ka shkruar i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Kurti e Vuçiç pas dhjetë muajve u takuan këtë të mërkurë në Berlin, pas takimeve ndaras që patën me kancelarin gjerman Olaf Scholz. Ky i fundit bëri thirre për konstruktivitet e përshpejtim të dialogut me synim njohjen reciproke.

Top Channel