I konsideruar një ndër ndërhyrjet më shkatërruese në mjedis, biznesi i guroreve prej dekadash po njeh një lulëzim galopant në vendin tonë.

Qindra hektarë pyje hiqen çdo vit nga fondi pyjor për t’u hapur rrugë këtyre minierave sipërfaqësore, të cilat kur mbyllen, lënë pas vetëm mjerim. Referuar një dokumenti të vitit 2014, lejet minerare aktive ishin 610, nga te cilat 342 jane leje minerare per karriera.

Por moratoriumi i vitit 2019 për guroret në zonat e mbrojtura duket se ka dhënë efekt, duke e reduktuar numrin.

Sipas Agjencise kombëtare të Burimeve Natyrore aktualisht ushtrojnë aktivitetin rreth 181 gurore që merren me gurin gëlqeror, gëlqeror të mermerizuar dhe atë gëlqeror pllakor. Lista është shumë e gjatë nëse në të do të përfshiheshin edhe ata që merren me argjilën apo furrat e gëlqeres. Pasojat janë katastrofike

“Dyqind për mua është shifër surprizuese, është absolutisht shumë për një vend të vogël si Shqipëria. Nuk e di nëse nevojat janë vërtetë kaq, apo pjesa tjetër lidhet me eksportin dhe përfitimin e parave, por nga ana mjedisore është një gjurmë e madhe ekologjike pasi një gurore funksionon si një hapsirë që copëzon habitete të caktuara. Aty ku ka gurore të jeni të sigurtë që nuk funksionon më as si habitat apo ekosistem dhe absolutisht nuk mund te funksionojë si biokorridor që mund të lidhë dy habitate” u shpreh Olsi Nika, ekspert mjedisi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA