Fillimisht aplikojnë në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, për kryerjen e informacionit me publikun dhe më pas bën aplikimin në QKB, për marrjen e deklaratës mjedisore.

Pagesa është 50. 000 lekë.

Pas marrjes se deklaratës mjedisore përgatitet dokumentacioni, bëhet pagesa 30 000 lekë dhe aplikohet në QKB, për leje mjedisore të tipit B.
Subjekti pajiset me leje mjedisore për zhvillimin e aktivitetit. Për këtë, miratohet projekti tekniko ekonomik dhe i shfrytëzimit në AKBN që shkon 5000 Euro.
Më pas bëhet pagesa për akt verifikimi, që varion sipas rretheve deri në 1200 Euro. Pagesa për oponencën e studimit është 800 euro.
Pas plotësimit të këtyre dokumenteve Ministria e Energjitikës, jep aktin e Miratimit për leje minerare shfrytëzimi.

Por pagesat vazhdojnë edhe më tej. Shoqëria paguan një tarife vjetore për rehabilitimin e mjedisit që varet nga numri i hektarëve dhe kohëzgjatja e lejes. Vetëm pasi ka kaluar të gjitha këto hallka dhe pasi ka bërë të gjitha këto pagesa, subjekti fillon procedurat për heqje nga fondi pyjor te zonës së dhënë për shfrytëzim.

Bëhet kërkesë në Ministrinë e Mjedisit per heqjen nga fondi pyjor te zonës së dhënë për shfrytëzim që ka një pagesë 20 000 lek. Pas daljes së vendimit për heqjen nga fondi pyjor shoqëria duhet te paguaje nje tarife qe luhatet ne varësi te bimësisë se tokës nga 540. 000 lek/ha deri 440 000 lek ha. Këtyre pagesave u shtohet edhe garancia për investimet që për një periudhë 4 vjeçare përllogaritet të jetë rreth 500 mijë lekë Ekspertët thonë se të gjitha këtyre pagesave u shtohet edhe korrupsioni që paguhet për të kaluar të gjitha hallkat duke e çuar koston për marrjen e një leje të tillë nga 10-15 mijë euro.

“Pasi janë dhënë të gjitha miratimet, është përcaktuar edhe koordinata se ku do të zhvillohet aktiviteti atëherë, janë bërë të gjithë këto pagesa atëherë vjen tek Ministria e Mjedisit për miratim. Në këtë rast kjo ministri nuk ka shumë në dorë” u shpreh Ornela Shoshi, eksperte mjedisi.

Top Channel