Hungaria del kundër BE-së, nuk mbështet embargon për naftën ruse

04/05/2022 17:01

Hungaria nuk do të mbështesë embargo e propozuar nga Bashkimit Evropian për importet e naftës së papërpunuar nga Rusia, sepse kjo do të shkatërronte sigurinë e saj energjetike, tha ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto.

Paketa e sanksioneve e Brukselit do të ndalonte dërgesat e naftës nga Rusia në Evropë, me një njoftim mjaft të shkurtër, në rastin e Hungarisë në fund të vitit të ardhshëm”, tha Szijjarto në një video në Facebook.

Ai shtoi se Hungaria mund të pajtohej me këto masa vetëm nëse importet e naftës së papërpunuar nga Rusia nëpërmjet tubacionit do të përjashtoheshin nga sanksionet.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njoftoi më herët se Bashkimi Evropian do të heqë dorë plotësisht nga nafta e papërpunuar ruse dhe produktet e rafinuara deri në fund të vitit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA