Humbën prindërit në mbrojtje të shoqërisë dhe atdheut/ Rama prezanton paketën ndihmë: Do përmbushim amanetin e tyre me mbështetje për ju

04/05/2022 10:20

Kryeministri i vendit Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kanë prezantuar ditën e sotme paketën e mbrojtjes së fëmijëve, prindërit e të cilëve kanë rënë dëshmorë në mbrojtje të vendit apo shoqërisë.

Kryeministri u shpreh se ata persona që dhanë jetën duke u vetëmohuar për të tjerët janë mishërim i sakrificës ekstreme dhe sot do të përmbushet amaneti i tyre për mbrojtjen e fëmijëve që lanë pas.

Me anë të kësaj pakete, Rama tha se fëmijët do të përfitojnë arsim dhe mjekësi falas, si dhe mbështetje ekonomike deri kur të fillojnë studimet e larta.

Manastirliu: Akordojmë statuset për baballarët që dhanë jetën dhe ranë dëshmorë në mbrojtje të fëmijëve të tyre.

Shembulli i prindërve tuaj do të jetë busulla në jetën tuaj. Shumë prej nesh dhe të gjithë shqiptarë ndjejnë respekt për doktorët, mjekët e infermierët që nuk e fituan dot betejën me koronavirusin. Ashtu sikurse është e pashoqe sakrifica e Arjan Salës për të shpëtuar kolegët nga flakët në vendin e punës, apo policët që dhanë jetën në krye të vendit të punës.

Me ligjon e fëmijëve në kujdesje të Republikës, fëmijët do të fitojnë mbështetjen e shtetit me anë të një pakete derisa ata të dalin në jetë. Është vetëm faza e parë. Padyshim asgjë nuk kompenson humbjen e një prindi por mbështetja që jep ky status është më e pakta që në mund të bëjmë.

Rama: Janë pikërisht njerëzit e zakonshëm autorët më të jashtëzakonshëm e akteve të vetëmohimit për ti dalë zot atdheut e shoqërisë. Të tillë ishin prindërit tuaj si mishërim i sakrificës ekstreme. Lanë pas shembullin e tyre të admirueshëm dhe amanetin për ne që të mos ju lëmë asnjë çast vetëm. Ky takim është për ta përmbushur atë amanet që u kthye në zotimin tonë dhe u bë ligji i parë në këtë amanet. Kujtimi i tyre i paharrueshëm u bë shtysa jonë e madhe. Deri në moshën e studimeve të larta është një mbështetje kuptimplotë pas një periudhe të gjatë kohe kur mbështetja ishte e pamjaftueshme. Ky ligj parashikon dhe marrjen e kujdesit shëndetësor falas në institucionet publike dhe private dhe kur është nevoja edhe në strukturat e specializuara jashtë vendit. Edhe gjithë procesi i shkollimit me bursa të plota dhe përjashtim të plotë të të gjitha tarifave.

Top Channel