Bombardimi i 16 marsit në një teatër të Mariupolit ishte ndër sulmet më vdekjeprurëse kundër civilëve në luftën në Ukrainë.
Një hetim i fundit ka zbuluar se numri i të vdekurve mund të jetë shumë më i lartë se sa mendohej më parë.
Autoritetet ukrainase thanë se rreth 300 njerëz u vranë në sulmin ajror, i cili e bëri ndërtesën në gërmadha dhe la njerëz të bllokuar në strehën e bombave poshtë. Ndërsa hetimi i Associated Press, tani sugjeron se rreth 600 njerëz vdiqën në sulm.
Intervista me 23 të mbijetuar, shpëtimtarë, foto dhe video të marra brenda para, gjatë dhe pas asaj dite, janë përdorur për hetimin.
Oksana Syomina ishte në bodrum me burrin e saj në momentin e sulmit dhe tha se ata duhej të kalonin mbi trupat ndërsa iknin.
“Të gjithë njerëzit janë ende nën rrënoja, askush nuk i ka lëvizur,” tha ajo duke qarë. “Ky është një varr i madh masiv.”
Dëshmitarët thanë se kishte rreth një person për çdo tre metra katror hapësirë në dhoma dhe korridore. Ata thanë se mbi 100 njerëz ishin rreth kuzhinës në kohën e sulmit dhe se të gjithë vdiqën.
Shumica e dëshmitarëve thanë se rreth 1,000 njerëz ishin në ndërtesë në atë kohë dhe askush, përfshirë shpëtimtarët, nuk panë më shumë se 200 njerëz të shpëtonin të gjallë.
Top Channel