Helikopteri rus shkel hapësirën ajrore finlandeze përpara vendimit të NATO-s

04/05/2022 18:34

Një avion shtetëror rus shkeli hapësirën ajrore finlandeze, tha në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes e Finlandës, pasi vendi do të vendosë për një kandidaturë të mundshme në NATO.

Ministria tha se shkelja ishte në kufirin e saj lindor pranë Rusisë. Një zëdhënës i tha AFP se avioni ishte një helikopter Mi-17.

Është hera e dytë në një muaj që Finlanda thotë se një avion rus hyn në hapësirën e saj ajrore. Më 8 prill, një avion transporti civil që i përkiste ushtrisë ruse gjithashtu hyri shkurtimisht në hapësirën ajrore finlandeze.

Ekspertët kanë paralajmëruar se duhet pritur frikësimi rus kundër Finlandës dhe Suedisë, pasi të dy vendet konsiderojnë anëtarësimin në NATO për t’u mbrojtur më mirë nga Moska.

Katër avionë luftarakë rusë kishin shkelur hapësirën suedeze në fillim të marsit. Të premten në mbrëmje, një aeroplan zbulues rus kaloi gjithashtu kufirin ajror pranë një baze detare në jug të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA