Met Gala e njohur si “festa e vitit” u kthye në axhendën e saj para pandemisë në Nju Jork të hënën.
Bashkë prezantuesja Blake Lively mahniti me një fustan versace me rruaza me një hark sateni të madh, ndërsa këngëtarja Billie Eilish kishte veshur një bust të zbukuruar Gucci me mëngë dantelle jeshile.
Aktorja Lively, e përshkroi veshjen e saj si një “homazh” për arkitekturën e qytetit të Nju Jorkut, duke përfshirë Statujën e Lirisë, Empire State Building dhe Grand Central.
Këngëtarja Alicia Keys gjithashtu bëri homazhe në ndërtesat e Big Apple me një pelerinë të zezë Ralph Lauren që portretizonte horizontin e qytetit me rruaza argjendi.
Rreth 400 emra të famshëm nga bota e muzikës, filmit, modës, ishin pjesë e paradës së kostumeve në shkallët e mbuluara me tapet të Muzeut Metropolitan të Artit.
Kryeredaktorja e Vogue, Anna Wintour, e cila mbikëqyr festën filantropike që mbledh miliona dollarë për Institutin e Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit, ishte një nga të pranishmit e parë që mbërriti.
Guruja e modës kishte zgjedhur një fustan Chanel
Chloe Kim bëri debutimin e saj në Met Gala me një fustan r prej tyli me pupla.
Hillary Clinton kishte veshur një fustan të kuq të Joseph Altuzarra. Të qëndisura përgjatë qafës ishin emrat e 60 grave që e kishin frymëzuar, duke përfshirë Rosa Parks.
Aktorja Julienne Moore dhe ylli Kris Jenner nderuan Jackie Kennedy-n, ndërsa Glenn Close shkëlqeu në Valentino Pink.
Sarah Jessica Parker kishte veshur një dizajn të Christopher John Rogers që nderonte Elizabeth Hobbs Keckley, stilistja e parë femër me ngjyrë në Shtëpinë e Bardhë.
Këtë herë, kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams, goditi një akord politik me një xhaketë në anën e pasme të së cilës shkruhej “fund dhunës me armë”.
Në tapetin e kuq, miliarderi Elon Musk u pyet për ofertën e tij prej 44 miliardë dollarësh për blerjen e Twitter.
“Qëllimi im, duke supozuar se gjithçka bëhet, do të ishte ta bëj Twitterin sa më gjithëpërfshirës dhe të ketë një pjesë sa më të gjerë të vendit dhe pjesës tjetër të botës në Twitter”, tha ai.
Vitin e kaluar, gala solli në shtëpi më shumë se 16.4 milionë dollarë. Kodi i veshjes vjen nga ekspozita vjetore me të cilën përkon festa. Ky vit ishte”Në Amerikë: Një Antologji e Modës”, një retrospektivë nga fundi i shekullit të 19-të e deri më sot.
Gala u mbajt për herë të parë në vitin 1948 dhe për një kohë të gjatë ishte e rezervuar për shoqërinë e lartë të Nju Jorkut. Wintour mori drejtimin e kandidimit në 1995, duke e shndërruar festën në një pasarelë për të pasurit dhe të famshëm.
Top Channel