Dy burrat rrihen për vdekje nga turma pas akuzave se ‘vranë lopën’ në Indi (fotot)

04/05/2022 16:21

Politikanët kanë bërë thirrje për veprim ndaj një turme prej 20 burrash që kishin vrarë me shkopinj dy të tjerë në shtëpinë e tyre pasi i akuzonin se kishin therrur një lopë.

Incidenti i rëndë ndodhi në zonën Seoni të rajonit indian Madhya Pradesh, ku gjithashtu një burrë i tretë ishte plagosur.

Policia tha se turma prej 20 vetësh kishte vizituar Sampat Batti e Dhansa, që i përkisnin një tjetër fisi vendas, duke i akuzuar se kishin therrur kafshën.

Pas konfliktimit dy burrat ishin rrahur brutalisht dhe vdiqën gjatë rrugës për në spital shkruante rrjeti vendas NDTV.

Një protestë pasoi sulmit e rëndë dhe kongresmeni lokal Arjun Singh Kakodia u bashkua me protestuesit që bllokuan autostradën Jabalpur-Nagpur duke kërkuar veprim ndaj përgjegjësve.

Policia më pas mori në pyetje të dyshuarit dhe rrjedhimisht ngriti akuza ndaj 20 prej tyre, gjashtë prej të cileve u akuzuan për vrasje.

Mediat raportonin se një sasi e madhe mishi ishte gjetur në shtëpinë e viktimave.

Kreu i policisë SK Maravi tha: “Dy burra të një fisi tribal kanë vdekur. Besohet se grupi prej 15-20 shkuan në shtëpinë e viktimave, i akuzuan për vrasjen e lopës dhe i sulmuan”.

“Dy viktimat kishin vdekur gjatë rrugës për në spital, ndërsa një i tretë pësoi plagë të lehta”.

Madhya Pradesh është shteti në Indi me më shumë krime ndaj meshkujve tribalë, që në fiset më të veçuara nga shoqëria e përgjithshme.

Kreu i parlamentit të vendit Kamal Nath dhe politikanë të tjerë kërkuan veprim ndaj tragjedisë.

Nath tha: “E gjithë ndihma e mundshme duhet t’u jepet familjarëve të viktimave dhe për trajtimin e të plagosurit”.

Janë disa grupe vullnetarësh të krijuar vitet e fundit që pretendojnë të ndalojnë vjedhjen e trafikun e lopëve, si dhe mbrojtjen e ligjit kundër therrjes së lopëve në disa shtete indiane.

Në një raport të agjencisë Reuters, grupet e mbrojtjes së lopëve kanë qenë përgjegjës për 63 vjesje linçuese në lidhje me subjektin në Indi nga viti 2010 deri në 2017.

FOTO GALERI
3/4
Janë disa grupe vullnetarësh të krijuar vitet e fundit që pretendojnë të ndalojnë vjedhjen e trafikun e lopëve, si dhe mbrojtjen e ligjit kundër therrjes së lopëve në disa shtete indiane

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA