Biden “nuk pyet” për Gjykatën e Lartë: Do mbrojmë të drejtën e abortit

04/05/2022 12:49

Presidenti amerikan, Joe Biden u zotua të mbrojë të drejtën e abortit pasi të jepet vendimi i Gjykatës së Lartë në Shtetet e Bashkuara. Edhe pse ajo njihet për ruajtjen e konfidencialitetit, portali “Politiko” publikoi materialet e një opinioni të shkruar për këtë çështje vendimi mbi të cilën pritet të merret  pas disa muajsh.

Dhe publikimi i paprecedent i projekt-vendimit prej gati 100 faqesh, tregoi se shumica konservatore e gjyqtarëve po përgatitet ta përmbysë vendimin e vitit 1973 “Roe v Wade”, që ka legalizuar abortin në nivel kombëtar.

Biden u zotua të mbrojë të drejtën për abort dhe paralajmëroi se një vendim i mundshëm i Gjykatës së Lartë do të dëmtonte edhe liritë e tjera që gëzojnë amerikanët.

“Kjo do të thoshte që çdo vendim tjetër i lidhur me nocionin e privatësisë do të vihej në pikëpyetje. Është një ndryshim themelor në jurisprudencën amerikane”, tha Biden.

Senatorja Elizabeth Warren iu bashkua qindra protestuesve të mbledhur përpara Gjykatës Supreme në Washington DC, duke e cilësuar ekstremiste.

“Pesë njerëz mendojnë mund t`i diktojnë çfarë të bëjnë miliona grave në këtë vend”, u shpreh ajo.

Protesta pati edhe në pjesë të tjera të vendit.

“Interesante të shohësh sesi Gjykata e Lartë rrëzon të drejtat, sepse zakonisht ndodh e kundërta. Tani u zgjuan dhe duan të na kthejnë dekada të tëra mbrapsht. Është e tmerrshme”, tha Michael.

Aborti ka qenë një pikë e nxehtë mes demokratëve dhe republikanëve në Shtetet e Bashkuara për dekada.

Demokratët kanë prirjen të mbështesin të drejtat e abortit, ndërsa republikanët kanë prirjen ta kundërshtojnë.

Ish-Presidenti Donald Trump, i cili premtoi të emëronte gjyqtarë që do të rrëzonin të drejtat e abortit, shtoi tre anëtarë të gjykatës që rritën shumicën konservatore të gjykatës në 6-3, duke i dhënë asaj mundësinë për të rrëzuar vendimin e marrë në çështjen Roe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA