Balla: Fakti që jemi të bashkuar sot në fillimin e procedurave është një ogur i mirë, kemi vënë baza të shëndosha

04/05/2022 13:32

I gatshëm për të negociuar me palët e tjera për procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është shprehur në mbledhjen e sotme se është e domosdoshme të respektohet Kushtetuta dhe kushti që PS-ja ka që kreu i ardhshëm i shtetit të mos jetë nga Partia Socialiste.

Ai tha se e rëndësishme është që ky proces nisi mbarë ditën e sotme me pjesëmarrje të palëve dhe ky është një ogurmir që procesi të shkojë mbarë.

“Në çdo rast mbledhja ndërpritet pa vendimmarrje për të ruajtur vendimarjen e datës 10, unë do t’ju ftoja të tre kryetarët e grupeve parlamentare por në veçanti Alibeajn,  që përveç kësaj pjese në mundësojmë një dialog mbi bazën e disa parimeve që personifikon Presidenti i Republikës. Ajo që shkruhet në Kushtetutë na mjaftin dhe në këtë aspekt me përgjegjësinë që të gjejmë një president të gjithë shqiptarëve, disponibilitetin tonë e keni. Shenjën e parë të gatishmërisë e keni, zgjidhja e vetme është kjo dhe nuk ka një të dytë, rimblidhemi në datën 10 dhe aty kam disa element shumë të rëndësishme. Në rast se afati do të jetë data 16 i vëmë afat që deri me datë 15 të jenë depozituar emrat me 20 firma mbështetëse dhe është detyruese që një deputet most ë firmosë më shumë se një kandidaturë. Unë mendoj që Alibeaj dhe Mediu që morën fjalën, fakti që jemi të gjithë bashkë në fillim të procesit është ogur i mirë. Propozimin e Mediut nuk jam i gatshëm ta pranoj, kemi vënë bazat e shëndosha të një procesi të konsoliduar.”- tha Balla.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta