Babai i të vetëvrarit në komisariatin e Kavajës për Top Channel: Djalin e morën për një derë të vjedhur

04/05/2022 20:29

Agim Meta, babai i vetëvrarit në komisariatin e Kavajës, Ilvi Meta tha për gazetaren e Top Channel, Dorjana Bezat se djalin e akuzuan për vjedhjen e një dere alumini.

Polici qensh, polici qensh janë, e morën paradite bënë kontroll në shtëpi, edhe thanë do ta sjell, s’ka gjë s’ka gjë edhe ikën. E akuzuan për vjedhjen e një dere alumini. Nuk e di, unë isha në një lokal duke pirë kafe me një shok, vetëm kur më thanë Agim ik tek shpia se ka ndodh diçka. Kur shkova në shtëpi gjeta gruan,vajzën duke qarë. Nuk më kanë thënë asgjë, qoftë policia, kryeministri Edi Rama që mos e bëfshin pikën e hajrit. Nuk e di s’më ka ardhur asnjë informacion”, tha babai.

31-vjeçari Ilvi Meta u gjet i varur këtë të mërkurë në komisariatin e Kavajës, pasi ishte arrestuar për vjedhje. Ai ishte ndaluar nga policia pasdrekën e sotme si i dyshuar për veprën penale të vjedhjes.  Policia e ka gjetur me shenja jete, ai u transportua në spital por nuk mundi të mbijetonte.

Top Channel