Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Lezhë-Laç, pranë fshatit Gajush.

Mësohet se janë përplasur 3 automjete me njëra-tjetrën, ku si pasoja janë lënduar dy fëmijë.

Të miturit janë dërguar në spitalin e Lezhës, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre.

Shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti nuk dihen ende, ndërsa policia rrugore e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA