Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur “lojë me kukulla” takimin e Ndihmës-sekretarn e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried me Alibeajn, Tabakun dhe Bardhin.
Këtë të martë në një konferencë për mediat, Berisha tha se përpjekjet e SHBA-së nuk do mund t’i caktojnë kryetarin forcës demokratike të Shqipërisë.
Pyetje: Zyrtarja e lartë pa takime me ju, besoni se qëndrimet e SHBA janë axhendë e saj apo e Shtëpisë së Bardhë?
Sali Berisha: Lidhur me sa më sipër, po të kthehemi në dhjetor, zoti Eskobar takoi Lulzim Bashkën dhe fiksoi një takim në Uashington me të. Kësaj here takuan pasardhësin e Bashës. Loja me kukulla nuk është serioze dhe nuk funksionon në Shqipëri. Përpjekja ku e majta e SHBA dhe mbarë botës nuk do do mund t’i caktojë kryetarin forcës demokratike të Shqipërisë, pastaj të tjerat janë çështje protokollesh.
Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried nuk e takoi drejtuesin e Komisionit të Rithemelimit në PD-, Sali Berishën të premten, dhe shkak për këtë pranoi se ishte ‘non grata’ që SHBA i ka shpallur ish-kryeministrit. Donfried takoi gjatë vizitës së saj zyrtare në Tiranë, kreun e komanduar të PD-së Enkelejd Alibeajn, Jorida Tabakun dhe Gazment Bardhin, duke shmangur grupin e Rithemelimit.
Top Channel