Zyra e Prokurorit të Specializuar këtë të martë ka paraqitur një akuzë të zgjeruar për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin.

Në dokumentat e publikuara nga ZPS që i ngarkojnë të njëjtët me vrasje, krime lufte e torturë edhe në Budakovë, Gjilan e Semetishtë.

“Anëtarët e UÇK-së arrestuan të paktën 12 persona pa ndonjë proces ligjor duke i mbajtur ata në lokacione në Budakovë dhe Senetishtë disa herë rreth 4 korrikut 1998 dhe 29 prillit 1999”, thuhet në dokumentat e publikuara.

Viktimat sipas akuzës ishin mbajtur e keqtrajtuar në një shtëpi në Budakovë e të njëjtët pas disa ditësh ishin dërguar në Semetishtë të dorëzuar tek disa anëtarë të UÇK -së.

Për sa i përket krimeve të kryera në Gjilan, Zyra e Prokurorit të Specializuar sqaron se konvikti në Gjilan u përdor si qendër e kundërligjshme mbajtjeje.

 “Në fund të korrikut të 1999, një persona u mor me dhunë nga vendi i tij i punës dhe u dërgua në konviktin në Gjilan. Në konvikt atij iu morën çelësat dhe kartat e identitetit dhe i prishën patentën. I njëjti person u mbajt në bodrum, nën mbikëqyrje ndërsa duart i kishte të lidhura. Nuk iu tregua për arsyet e mbajtjes dhe arrestimit të tij dhe nuk u akuzua për krim”, sqarohet tutje në akuzë.

Sipas prokurorisë ai ishte mbajtur me ditë aty dhe ishte rrahur nga të paktën tre persona.

Me këtë akuzë, ZPS shpjegon se në mesin e të arrestuarve kishte edhe shqiptarë. Dy persona prej atyre që u mbajtën në këtë vend kishin vdekur.

“Dy persona ishin rrëmbyer në Gjilan, dy ditë diferencë në 1999. I pari u shoqërua për në Konvikt dhe më nuk u pa asnjëherë, derisa u gjet trupi i tij në qershor të 2000. Dy ditë më vonë, në korrik të 1999, personi tjetër u rrëmbye, u dërgua në Konvikt dhe më nuk u pa deri kur trupi i tij u gjet në 2002”, thuhet në akuzë.

Sipas akuzës ata që mbaheshin në këto loakcione ishin serbë, qytetarë të dyshuar për bashkëpunim me serbët dhe/ose përkrahës të LDK-së.

Thaçi, Krasniqi, Veseli e Selimi u arrestuan në nëntor të 2020 e akuzohen për krime lufte, torturë dhe keqtrajtim e rrëmbim.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA