Parlamenti Shqipërisë ishte vizita virtuale e radhës nga Kievi përmes një video call e presidentit të Ukrainës Volodymir Zelenskyy.
Imazhi dhe zëri ish komedianit sot njeri simbol të rezistencës ukrainase u shpërnda në parlament përmes gjashtë monitorëve në sallë. Presidenti Zelensky uroj myslimanët shqiptarë për përfundimin e muajit të ramazanit duke shprehur keqardhjen se agresioni rus nuk po kursen as bombardimin e kishave. Sikurse edhe në parlament e tjera nga ku ka përmendur simbolikat e atyre vendeve në parlamentin e Shqipërisë zgjodhi të përmendë për NënëTerezën.
“Ju uroj atë që të gjithë ukrainasit sot urojnë njëri-tjetrin, paqen. Gjatë këtij muaji myslimanët ukrainas dhe e gjithë shoqëria jonë nuk kanë pasur asnjë ditë të vetme të qetë dhe paqësore. Unë jam mirënjohës që nuk hezitoni të mbështesni askënd, nuk hezitoni këtë do mbështesni. Ju jeni padyshim në anën e lirë dhe se të vërtetës. Faleminderit për hapat konkretë për Ukrainën, për ndihmën e mbrojtjes, për mbështetjen kundër Rusisë, për përkujdesjen që ju bëni fëmijëve tanë, njerëzve tanë. Qëndrimi juaj ndaj popullit të Ukrainës më bën të kujtoj Shën Terezën shqiptare, e cila është kthyer në simbolin e humanizmit në mbarë botën. Ajo mësoi se përpjekjet e mira mund të mposhtin të keqen.”– tha Zelesnky
Parlamentit të Shqipërisë presidenti Zelenskiy i bëri një panoramë të shpejtë të krimeve ruse duke theksuar se “Çdo ditë, ukrainasit humbasin fëmijët e tyre”. Renditi disa kërkesa specifike për Shqipërinë. Më kryesorja atë për turistët rus.
“Ju kërkoj të mbyllni portet për anijet ruse, ju kërkoj të kufizoni ardhjen e turistëve. Ju nuk mund ta dini se kush mund të vijë te ju për të pushuar, mund të jetë një vrasës i Bucha-s ose xhelati i Mariupolit. Duke punuar së bashku, ne do jemi në gjendje të ndalojmë këtë luftë nga Rusia. Edhe pse paketa e 6 e sanskioneve që po diskutohet në BE, bankat ruse duhen shkëputur plotësisht nga sistemi financiar global.”- tha Zelensky.
Kryeministri Rama vlerësoi dakordësinë e të gjithë spektrit politik shqiptarë në mbështetje të Ukrainës.
Kjo seancë e posaçme u mbyll nga kryetarja Lindita Nikolla me shprehjen më kuptimplotë artikuluar nga ukrainas gjatë kësaj lufte e cila ka hyrë në muajin e tretë.
Top Channel