Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, iu drejtua sot me një video mesazh Kuvendit në Shqipëri, i cili u mblodh në seancë të posacme.
Ndërsa shprehu mirënjohjen për mbështetjen e dhënë, President Zelensky kërkoi nga Shqipëria, të mbyllë portet për Rusinë dhe të mos lejojë turistët rusë.
Që prej nisjes së luftës dy muaj më parë presidenti Zelenki ka folur në një seancë të posaçme për Këshillin e Sigurimit të OKB-s si dhe në parlamentet e Anglisë, Norvegjisë, Portugalisë, Finlandës, Greqisë,Sllovakisë, Irlandës, Rumanisë, Qipros, Lituanisë dhe Spanjës.
Fjala e plotë:
Zonja kryetare e Kuvendit, shkëlqesia juaj z. kryeministër, zonja e zotërinj deputetë. Populli në Shqipëri, dje myslimanët në mbarë botën festuar Fiter Bajramin, i cili shënon fundin e Ramazanit, muajit të shenjtë të agjerimit për myslimanët. Ju përgëzoj për këtë festë. Ju uroj atë që të gjithë ukrainasit sot i urojnë njëri tjetrit, paqen. Gjatë këtij muaji ukrianasit nuk kanë patur asgjë të vetme paqësore, prej 24 shkurtit. Rusia i ka shndërruar të gjitha ditët tona në një rrezik vdekjeprurës.
Dje si pasojë e një bombardimi raketor në qytetin e Odesës një djalë 14-vjeçar ka humbur jetën e plagosur ka mbetur edhe një 17 vjecare. Cdo ditë ukrainasit humbasin fëmijë nga sulmet ruse. 220 fëmijë u vranë dhe 406 u plagosën.
Sot është një ceremoni lamturmire për gazetaren e vrarë në shtëpinë e saj në Kiev nga një raketë ruse. Raketa goditi shtëpinë e saj. Rusia po godet qytetet dhe fshatrat tona me artilieri me avione, pa kursyer asgjë. Në Kharkiv 1/5 nga të gjitha shtëpitë është shkatërruar tashmë, më shumë se 2,5 mijë shtëpi.
Granatimet vazhdojnë, ndërsa Mariupoli është shkatërruar plotësisht nuk ka ndërtesa të pashkatërruara. Asnjë ndërtesë, është një qytet që ka qenë i rrethuar nga ushtria ruse që nga fillimi i marsit, duke mos lejuar as ujin as ushqimin. Është gati një qytet plotësisht i djegur. Të moshuarit që kanë mbijetuar luftën e dytë botërore dhe pushtimin nazist thonë se nuk kanë parë mizori të tilla. Ata po shikojnë ushtrinë ruse që gjuajnë fëmijët në fytyrë.
Ushtria ruse ka një metodë të veçantë të luftimit. Njerëzit flenë në tokë me këmbë të ngrira. Ne gjejmë vazhdimisht njerëz me duar të lidhura e të torturuar. Njerëzit gjenden ngado në pyje në bodrume në rrugë. Është kërkuar të pushonte luftimet të paktën në pashkët ortodokse por nuk është ndalur. Ushtria ruse nuk po përpiqet të mbrojë asnjë objekt të krishterë. Ata dëshirojnë të shkojnë më tej nuk duan të ndalojnë. Kjo është tirania më e keqe e parë ndonjëherë në shekullin XX. I përgëzoj të gjithë që luftojnë me ne dhe na mbështesin. Jam mirënjohës që nuk hezitoni të mendoni se kë do të mbështesni dhe na jepni mbështetje. Ky qëndrim i juaj ndaj popullit tonë na ben të kujtoj Nënë Terezën Shqiptare që është kthyer në simbolin e humanizmit në mbarë botën.Ajo mësoi njerëzit se përpjekjet e përditshme mund të mposhtin të keqen dhe ti afrojnë ata me shenjtërinë.
Duke punuar së bashku, ne do jemi në gjendje të ndalojmë këtë luftë nga Rusia, por edhe të mbrohemi në të ardhmen. Edhe pse paketa e 6 e sanskioneve që po diskutohet në BE, bankat ruse duhen shkëputur plotësisht nga sistemi financiar global. Sado e vështirë të jetë, duhet të kufizohet tregtia me Rusinë, nesër do godasë treguan tuaj kur ajo të dëshirojë. Ju duhet t’i hqini këtë mundësi Rusisë, Ju kërkoj të mbyllni portet ruse, kufizoni ardhjen e turistëve rusë, mund të jetë një vrasës në Buca apo xhelatët e Mariupolit.
Jam mirënjohës për Shqipërinë me platformën në OKB. Duhet të ndalojmë përdorimin e fondeve të OKB për të sponsorizuar, ajo s’ka të drejtë të marrë asnjë cent. Nga viti 2014, kur Rusia pushtoi Krimenëm OKB ka blerë mallra rreth 2.5 mld $ kjo thjesht nuk është e drejtë. Nuk duhet të ndodhte. Dekada më parë, Ukraina dhe Shqipëria zgjodhën rrugën e demokracisë, integrimit europian. Ne nuk devijojmë dot nga kjo rrugë, jemi të përkushtuar për një Europë të bashkuar. Unë besoj se kur të vijë koha për të vendosur për anëtarësimin në BE, vota juaj do të jetë e dëgjushme në mbështetjen tonë. Unë besoj se kur të vijë koha, vota juaj do të jetë në mbështetjen tonë. Tani të gjithë në botë po tregojnë karakterin e vërtetë. Dikush është i madh me përmasa, por shumë i vogël, kur duhet të jesh e guximshe dhe dikush është i vogël në hartë, por ka një zemër më të madhe. Faleminderit Shqipëri! Ju falenderoj për mbështetjen tuaj për miqësinë tuaj! Lavdi Ukrainës!
Top Channel