Prej datës 1 maj rruga që të çon për Rinas është bërë me një sens lëvizje me drejtim nga Qafë-Kashari-rrethrrotullimi “Nënë Tereza”-Ahmetaq.
Ky ndryshim është bërë për të shmangur vonesat drejt aeroportit, për shkak të trafikut që krijohet në këtë rrugë nga qarkullimi i madh i makinave.
Mjetet që vijnë nga veriu për drejtim në Rinas do të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar.
Për shkak të levizjes vetëm me një sens, disa udhëtarë kanë zgjedhur që të ecin në kembë teksa tërheqin nga pas valixhet.
Banorët e zonës nuk e kanë mirëpritur vendimin ndaj janë ngritur në protestë pasi pasi për ta ky ndryshim i lëvzjes i detyron që të përshkojnë më shumë kilometra për të shkuar në punë apo për të cuar fëmijët në shkollë.
Situata u tensionua kur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë nisën të largonin banorët për të liruar rrugën.
Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se ndonëse vendimi mund të sjellë disa problematika për banorët e zonës, ata nuk janë pa rrugëzgjidhje, pasi mund të përdorin disa rrugë alternative.
Evis Berberi, drejtor i ARRSH: Segementi nga rrethrrotullimi në Ahmetaq ka disa rrugica që përdoren nga komuniteti dhe mund të përdoren ne vazhdimësi, një nga raste është rruga e xhamisë.
Ky ndryshim i lëvizjes së rrugës që të çon për Rinas është i përkohshëm, pasi zgjidhja përfundimtare do të vijë pasi të përfundojë sezoni veror.
Evis Berberi: Zgjidhja definitive, opsion është krijimi i një rrugë të re të shkurtër që kalon diku midis ish-reparti të vjetër ushtarak të Rinasit dhe te dali direkt ne aeroport. Brenda sezonit të verës do e kemi mbaruar dhe ketë punë.
Për tu kthyer nga Rinasi mund të përdoret rruga nga fshati Ahmetaq-Fushë Krujë-Kamëz-Tiranë apo rruga nga fshati Ahmetaq për të vijuar në Vorë e më pas në Tiranë. Mesatarisht do të përshkohen nga 10-14 km kilometra më shumë.
Top Channel