
Rinumërimi i votave! Hapja e 94 kutive në Elbasan, PD: Kemi konstatuar probleme, u konfirmua “treni bullgar”
17/06 17:04
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka akuzuar qeverinë që në mes të një krize politike vazhdon pagesat e PPP-ve që kanë përkeqësuar gjithnjë e më shumë shëndetin financiar të buxhetit.
Ajo shtoi se produktet bazë ushqimore janë më të kushtueshme e megjithatë qeveria nuk ka një zgjidhje konkrete por vetëm më shumë fonde për PPP-të dhe konçensionet dhe më shumë taksa për qytetarët.
Tabaku tha se është fatkeqësi që në një kohë krize shqiptarët kanë një qeveri që u merr gjithçka dhe ua jep oligarkëve!
Top Channel