Presidenti rus Vladimir Putin mund t’i shpallë zyrtarisht luftë Ukrainës më 9 maj, një veprim që do të mundësonte mobilizimin e plotë të forcave rezervë të Rusisë paralajmërojnë zyrtarët amerikanë dhe perëndimorë.
Prej kohësh Perëndimi beson se Putin do të përdorë rëndësinë simbolike dhe vlerën propagandistike të kësaj dite për të shpallur një arritje ushtarake në Ukrainë ose një përshkallëzim të madh të sulmit.
Deri më sot, Putini ka këmbëngulur t’i referohet konfliktit brutal mujor si një “operacion ushtarak special” dhe një deklaratë zyrtare e luftës më 9 maj mund të forcojë potencialisht mbështetjen publike për pushtimin. Gjithashtu, sipas ligjit rus, do t’i lejonte Putinit të mobilizojë forcat rezervë dhe të marrë rekrutë, për të cilët zyrtarët thonë se Rusia ka shumë nevojë për shkak të mungesës në rritje të fuqisë punëtore.
Tashmë Moska, pas më shumë se 2 muaj luftë, i ka përqendruar sulmet e saj në rajonin e Donbasit. Zyrtarët perëndimore thonë se ekzistojnë edhe mundësi, që përfshijnë aneksimin e territoreve të shkëputura të Luhanskut dhe Donetskut në Ukrainën lindore, duke bërë një shtytje të madhe për Odesën në jug, ose shpalljen e kontrollit të plotë mbi qytetin port jugor të Mariupolit.
SHBA thotë se ka raporte të inteligjencës “shumë të besueshme” se Rusia do të përpiqet të aneksojë Luhanskun dhe Donetsk “diku nga mesi i majit. Ka gjithashtu indikacione se Rusia mund të planifikojë të shpallë dhe aneksojë një “republikë popullore” në qytetin juglindor të Khersonit. Të gjitha këto paralajmërime vijnë në një kohën kur Rusia të hënën sulmoi Odesën , duke lënë pas të paktën një viktimë, vetëm 15 vjeç.
Ndërsa po ashtu sulmet në rajonin e Luhans dhe Donetsk lanë të paktën 9 viktima . Ndërsa për herë të parë , pas më shumës 60 ditësh të bllokuar në fabrikën e çelikut Azovstal, të evakuuarit e parë kanë arritur në qytetin e Zaporizhias të martën. Gati 101 persona, mes tyre të moshuar, burra gra e fëmijë zbritën me sukses në qytetin e kontrolluar nga ukrainasit, konfirmoi OKB.
Ndërkohë kryetari i Mariupol thotë se më shumë 200 njerëz të tjerë vazhdojnë të jenë të bllokuar atje, ndërsa luftimet raportohet se vijojnë me intensitet.
Top Channel