Presidenti i “kohërave të vështira”/ Bamir Topi: Lidha urat e komunikimit me maxhorancën dhe opozitën

03/05/2022 21:24

Ish-presidenti Bamir Topi, i zgjedhur në krye të shtetit në korrik të vitit 2007, kujton trazirat politike të asaj kohe.

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” me Sokol Ballën, Topi tha se ai doli mbi palët dhe vendosi një urë lidhëse komunikimi, pavarësisht se presidenca e tij pati shumë paragjykime.

Bamir Topi: Ishin njerëz të afërt të zotit Nano që më votuan. Unë jam mirënjohës zotit Nano, jo vetëm se solli votat që të zgjidhesha unë, por kontribuoi, sidomos në ato vite. Ishte një moment që Shqipëria e kaloi për të evituar një krizë instuticionale. Ishte një proces i pastër politik, kështu është shprehur vetë zoti Nano. Pjesëmarrje e të gjithë eksponentëve të ceremoninë e marrjes në dorëzim në pallatin e brigatave. Më 24 korrrik, ishte dhe Rama dhe Blushi. Nisën urat e komunikimit, unë isha presidenti i Futboll klub Tiranës, kam pas keqardhje që ika. Ishin lëvizje të detyruara, u mundova që ta ruaja këtë status. Presidenca ime pati shumë paragjykime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA