Për Ramën nuk ekziston, Berisha: Do më njohë mirë, këtu do jemi!/ Qëndrim edhe për Kasem Mahmutajn

03/05/2022 18:01

Ish-kryeministri Sali Berisha,  i cili pritet të kandidojë për kreun e PD-së, është “zotuar” se kundërshtari i tij, Edi Rama “do e njohë mirë”.

Do ta bëjmë Edi Rama të na njohë mirë, këtu do jemi!”, tha Berisha gjatë një konference për mediat këtë të martë.

Berisha u pyet nga gazetarët edhe për qëndrimin e tij pasi GJKKO i sekuestroi pasuritë deputetit Kasem Majmutajt, i cili u rreshtua krah “Rithemelimit”. Ai tha se nuk ka shumë dijeni, por do e ndjekë me kujdes këtë çështje.

Berisha: Kam dëgjuar lajmin, po aq sa ju. Nuk kam asnjë dijeni tjetër, por e ndjekim me vëmendje zhvillimin. Bëhet fill pas kuvendit dhe një ditë pushimi, por duke qenë e qartë se SKAPI është i partisë, ne do ndjekim me vëmendje çdo zhvillim, jemi për zbatimin e ligjit, të paanshëm.

Gjykata e Posaçme konfiskoi pasuritë e deputetit demokrat Kasem Mahmutaj si të pajustifikuara, mbas një hetimi pasuror të SPAK  mbi pasuritë e të vëllait Gazmend Mahmutaj, një i dënuar gjatë vitit 1993 për akuzën shfrytëzimit të prostitucioni në Itali.

Top Channel