Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili pritet të kandidojë për kreun e PD-së, është “zotuar” se kundërshtari i tij, Edi Rama “do e njohë mirë”.
“Do ta bëjmë Edi Rama të na njohë mirë, këtu do jemi!”, tha Berisha gjatë një konference për mediat këtë të martë.
Berisha u pyet nga gazetarët edhe për qëndrimin e tij pasi GJKKO i sekuestroi pasuritë deputetit Kasem Majmutajt, i cili u rreshtua krah “Rithemelimit”. Ai tha se nuk ka shumë dijeni, por do e ndjekë me kujdes këtë çështje.
Berisha: Kam dëgjuar lajmin, po aq sa ju. Nuk kam asnjë dijeni tjetër, por e ndjekim me vëmendje zhvillimin. Bëhet fill pas kuvendit dhe një ditë pushimi, por duke qenë e qartë se SKAPI është i partisë, ne do ndjekim me vëmendje çdo zhvillim, jemi për zbatimin e ligjit, të paanshëm.
Gjykata e Posaçme konfiskoi pasuritë e deputetit demokrat Kasem Mahmutaj si të pajustifikuara, mbas një hetimi pasuror të SPAK mbi pasuritë e të vëllait Gazmend Mahmutaj, një i dënuar gjatë vitit 1993 për akuzën shfrytëzimit të prostitucioni në Itali.
Top Channel