Partizani fiton duelin për Europën/ Ngjitet i treti në renditje pranë një vendi në Konference League

03/05/2022 19:49

Kukësi e ka të pamundur të fitojë në shtëpinë e tij të re. Skuadra verilindore këtë radhë u mposht në sfidën e javës së 32 ndaj Partizanit në duelin me të Kuqtë për një vend në zonën evropiane.

Në Kukësi Arena, skuadra e Dritan Mehmetit iu imponua Kukësit duke fituar 2-1 për të marrë avantazh në këtë garë teksa iu shkëput në vendin e tretë në klasifikim.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 26 të ndeshjes kur Stenio Junior i dha avantazhin Partizanit me një gjuajtje me kokë. pak sekonda më vonë Skuka iu af4rua golit të dytë por u ndal nga shtylla. E megjithatë Të Kuqtë e gjetën këtë gol të duytë në fundin e pjesës së parë, sërish me Stenio Junior

Në fillimin e pjesës së dytë ishte Kukësi që arriti të shënojë me MilunoviC pas një aksioni ku Basa pa të ndalej nga shtylla duke shkurtuar rezultatin në 2-1.Goli i shënuar nxiti Kukësin të rrisë ritmin e lojës dhe të shohë më shumë nga porta e Alban Hoxhës,por gjërat në rezultat nuk ndryshuan, ndërkohë që të dyja skuadrat i luajtën minutat e fundit me 10 futbollistë pas ndëshkimit me karton të kuq të Gueye për partizanin dhe De Lucas për Kukësin.

Ndeshja u mbyll me fitoren e rëndësishme të partizanit 2-1, ndërkohë që edhe këtë radhë tifozët e Kukësit pushtuan fushën e lojës, por për fat të mirë nuk pati incidente, por një veprim i tillë mund t’i kushtojë skuadrës verilindore. java e 32 e Abissnet Superiores do të vijojë me 4 ndeshjet e tjera këtë të mërkurë ku vëmendja do të jetë te sfida mes Tiranës dhe Teutës me bardheblutë që mund të fitojnë titullin e 26 kampion në historinë e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA