Papa Françesku është shprehur gjatë një interviste për ‘Corriere Della Sera’, se kërkon një takim në Moskë me Vladimir Putin , në një tentativë për të ndaluar luftën, por akoma nuk ka marrë një përgjigje nga ai.
Kreu i Vatikanit tha se në fillim të luftës ka komunikuar vetëm me presidentin ukrainas Volodymir Zelensky ndërsa me Putinin nuk ka folur që për ditëlindjen e tij.
‘Në Kiev tani për tani nuk do të shkoj. Kam dërguar dy kardinalët Michael Czerny dhe Konrad Krajewski të cilët e kanë vizituar Ukrainën. Së pari duhet të shkoj në Moskë dhe të takoj Putnin. Por unë jam një prift, çfarë duhet të bëj? Unë do të bëj atë që mundem nëse Putini hap derën. Ditën e parë të luftës telefonova presidentin ukrainas Zelensky, por nuk e thirra Putinin. Unë kisha folur me të në dhjetor për ditëlindjen time, por këtë herë jo, nuk e telefonova. Doja të bëja një gjest të qartë për ta parë e gjithë bota dhe kështu takova ambasadorin rus. Më pas i kërkova kardinalit Parolin, pas njëzet ditë lufte, t’i dërgonte Putinit mesazhin se isha gati të shkoja në Moskë. Ne nuk kemi marrë ende një përgjigje dhe vazhdojmë të këmbëngulim, edhe nëse kam frikë se Putini nuk mund dhe nuk do ta mbajë këtë takim tani. Por si mund të ndalosh kaq shumë brutalitet? Njëzet e pesë vjet më parë ne përjetuam të njëjtën gjë me Ruandën”.
Top Channel