Ish-presidenti Bamir Topi i ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel nën drejtimit e Sokol Ballës rrëfeu momentet pikante gjatë rrugëtimit të tij politik.
Që nga momentet para se të zgjidhej president, ngjarja e rëndë e Gërdecit, bisedat me Sali Berishën, “21 Janari” apo ndryshimet kushtetuese, pasojat e të cilave ndjehen edhe sot.
Topi rrëfeu momentet para se të zgjidhej në krye të shtetit shqiptar, duke u shprehur se kishte menduar çdo figurë tjetër në atë post dhe vetëm veten e tij jo.
“Në natyrën time unë mbaja frymën e grupit, duke mos pasur një raport zyrtar, por fryma mbahej edhe jashtë parlamentit, në tryeza dreka më shumë se një drekë. I kam kërkuar kohë të mendohem, se ishte jashtë çdo imagjinate të shkoja drejt presidencës, kisha menduar çdo figurë tjetër, vetëm veten time nuk e kisha menduar. Në momentin që e dëgjova këtë propozim e konsiderova një privilegj”, tha Topi.
I quajtur presidenti i “kohërave të vështira”, Topi u shpreh se arriti të lidhte urat e komunikimit me maxhorancës dhe opozitës.
” Ishin njerëz të afërt të zotit Nano që më votuan. Unë jam mirënjohës zotit Nano, jo vetëm se solli votat që të zgjidhesha unë, por kontribuoi, sidomos në ato vite. Ishte një moment që Shqipëria e kaloi për të evituar një krizë institucionale. Ishte një proces i pastër politik, kështu është shprehur vetë zoti Nano. Pjesëmarrje e të gjithë eksponentëve të ceremoninë e marrjes në dorëzim në pallatin e brigadave. më 24 korrrik, ishte dhe Rama dhe Blushi. Nisën urat e komunikimit, unë isha presidenti i Futboll klub Tironës, kam pas keqardhje që ika. Ishin lëvizja të detyruara, u mundova që ta ruaja këtë status. Presidenca ime pati shumë paragjykime. Për mua 15 marsi ka qenë një ngjarje shumë e rëndë, por pastaj dolën probleme të tjera, në mbledhjen e këshillimit të sigurisë kombëtare që e organizova pas një jave. Doli që kishte mungesë transparence. Të gjithë përfaqësuesit që kishin të bëjmë, diskutuan në mbledhjen e këshillimit. Njeriu kur është në atë pozicion, merr informacion, nga burimet mora informacione që kishin filluar bisedime sporadike, se për çfarë nuk dihej, por një pakt politik që u zbulua pak më vonë, që nuk ishte i vështirë. Në komisionin e ligjeve, një ish-deputet e Shkodrës, me një letër e cila mbante gjëra të rëndësishme, bën një propozim. Për hir të etikës nuk dëshiroj ta shpreh. Nuk ka rëndësi kush deputete ishte. Thotë që unë mendoj se duhet të ndodhi një ndryshim i rëndësishëm në raportet mes presidentit dhe kryeministrit. Presidenti ishte etapa e fundit e dekretimit, zonja propozonte që të kundër-firmosej nga kryeministri. Kjo ngjalli reagim të fortë, por sot kam bindjen që ka qenë një shashke. Bisedat kanë filluar 2-tre ditë pas Gërdecit, kanë filluar bisedimet. Jemi vendi i vogël, gjërat dalin ekspozohen. Fatmirësisht, edhe pse e kemi kaluar covid, memorien e kam shumë të fortë. Do të kujtoj momentin ora 1, 15 mars në spitalin ushtarak. Bëra vizitën time dhe u largova dhe nga tv shoh që në spital takohet ish-kryeministri me Ramën që shoqërohej me Braçen. Ajo rrahje e shpatullave sikur i kishin vdekur robt e shtëpisë. Ishte një skenë që nuk i shkonte. Ngjarjet që ndodhën pas, pikërisht aty filloi nevoja për një komunikim tjetër politik. Rrahja e shpatullave ishte një moment reflektiv, nga ajo erdhi nevoja. U duk qartë që pushteti i Berishës kishte marrë goditje të fortë, u duk si rrëzimi i tij do ishte shumë i shpejtë. Nuk ishte as koha, as nevoja për t’i bërë ndryshimet kushtetuese. Ato ndryshime nuk ishin vetëm për presidentin apo partive, por me mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit. I jepjte garancinë kryeministrit të ardhshëm të mos ishte i thyeshëm. Pastaj i futën dhe ndryshim tjetër, që maxhoranca të mos binte në krizë.
Ish-presidenti rrëfeu momentin kur PD mori pushtetin me në krye Berishën dhe përse u irritua me ish-kryeministrin.
“2005-a na siguroi një fitore të ngushtë, deri një javë apo 10 ditë ekzistonte një barazi e plotë 70 me 70 dhe erdhi sinjali që fitorja shkoi drejt PD-së 71 me 69, arsyeja që u irritova ishte se Berisha pa u konsultuar takimin e parë e realizoi me zotin Xhuvele si kryetar i Partisë Agrare dhe rezultati shkoi 75 me 65. Ky numër jepte garanci për qeverisje. Nuk jepte sinjale të mira për perspektivën, Berisha doli në pozicionin e tij tradicional mori pushtetin dhe vendoi gjëra të rëndësishme pa u konsultuar. Problemi nuk ishte vetëm tek emri apo nevoja për një koalicion”, tha Topi.
Topi gjatë intervistës komentoi ndryshimet kushtetuese që ndodhën pas ngjarjes së rëndë të Gërdecit, duke dhënë arsyen ase përse i firmosi.
“Ishte koha që i deduktonte përfundimin e mandatit dhe i jepte garancinë kryeministrit të ardhshëm për ti bërë më të sigurta, i futën edhe një ndryshim tjetër që maxhoranca të mos futej në krizë. Ishte 15 prill 2008 motivi ishte që më bënte të isha i vërtetë çështje të natyrës parimore, shikoja që një gjë e rëndë do ndodhte, po shprehem për herë të parë unë jam futur në politikë nga bota akademike, kam ardhur në Shqipëri kur atëherë të gjithë 89-ën me oferta për të qëndruar, u bëra ministror në 96, isha rritur në një familje qytetarë, që kishte vuajtur presekucion, pa , arsyeja ishte për të kontribuar pikërisht për parimet e forta të demokracisë, shqetësimi im madhor. Doja të jepja një intervistë ekskluzive, në këtë media që nuk kanë nevojë të komentohet, eksperienca ime politike, në parlament duke i njohur nga afër aktorët politikë, më bënë të jepja një thirrje ekstreme për demokracinë, po e shikoja që asgjë nuk varej nga presidenti. Shikoja që aktorët politikë ishin bërë bashkë, madje ca ditë më pas ata duartrokitën pas votimit, ishin në delir, me një dëshirë të madhe pa e ditur se çfarë do të ndodhte. Ligji famëkeq, një është autor në , Sali Berisha ka qenë edhe në rastin. Ai është autor i tranzicionit shqiptar. Gjithë trajektorja e tranzicionit shqiptar. Arsyeja pse i kam firmosur, profesional, 115 deputetë kaluan jo vetëm numrin e zgjedhjes së presidenti 84, por edhe shumicën e 2/3-ave shumicën kushtetuese. Unë luftën e deklarova, merreni i pafshi hajrin sikurse ia kanë parë shuam njerëz, shuam institucione, nuk ka njeri më të zhgënjyer, nuk jam unë që po e vuaj, por jam krenar që e mbrojta n kohë, kjo dramë rrotullohet e rrotullohet, këtë dramë po e vuan ajo seli”, tha Topi.
Në intervistë nuk kishte si të mos mungonin kujtimet e “21 Janarit”, një prej ngjarjeve të ngelura thellë në memoriet e shqiptarëve.
“Prekupacioni më i madh ka qenë ngjarja e rëndë që u shoqërua me humbje jete. Gjerat duhet të kujtohen se i harrojnë shumë kollaj. Në 20 në mbrëmje mblodha trupin diplomatik. Kisha pregatit një fjalim të shkruajtur merrja informacione që tensioni po shtohej. Kam dal nga fjalimi dhe jam drejtuar, jo veç për të pasur aksesin për të influencuar trupin diplomatik për situatën që paralajmëronte përplasje. Ndodhi ajo që ndodhi. Ajo që i ngatërroi ujërat ishte që i konsiderova ngjarje në bulevard se aty ndodhi ngjarja. Çfarë kisha për të thënë e thash, ngjarjet erdhën të nesërmen, qëndrimi im ishte i prerë. Prokuroria kishte probleme me marrjen e provave, por këtu filloi dhe shkoi në absurditet. Kjo është arsyeja pse ia jam drejtuar Ramës kur u bë kryeministrit. Kur thoshte që s’kam tagër, por aty është bërë gjyq politik dhe kam mbetur në mes. Gjyqi aty duhet të mbaronte, duhet ta kishin bërë. Unë nuk aludoj fundin e procesit, por është proces i lënë në mes, nuk ka lidhje me institucionet e drejtësisë por me politikën. Ai që është sot në pushtet ka një detyrim të madh, arsyen pse se prek gjyqin politik e di ai. Nuk aludoj fare, por është detyrë e parlamentit që të kthej kokën pas, që ekziston një komision që nuk ka raport. Në përfundim të raportit kjo është indicia për insuticionet e drejtësisë”, tha ai.
Ndërsa ndodhemi në një situatë të nxehtë politike dhe vendi po përgatitet për zgjedhje presidenciale, Topi tha se janë disa figura me vlera të forta politike sot jashtë parlamentit shqiptar, të cilat mund të jenë kandidatë të fortë për postin e kreut të shtetit. Duke mos përmendur emra, ai tha disa prej cilësive që duhet të ketë presidenti shqiptar.
“Unë i qëndroj atij mendimi që kam pasur gjithmonë që presidenti edhe ky që do të vij apo kjo duhet të jetë një president politik, është domosdoshmëri, do të thoni po e paragjykoni, jam i bindur se edhe me ato pak kompetenca që i kanë lënë presidenti, tek e fundit është institucioni i fundit, nuk ka rëndësi nëse presidenti mund të rrëzohet dhe të kalojë tek parlamenti, duhet të ketë eksperiencë politike, klima politike aktuale e poralizuar. Është e vështirë të ndash majtas dhe djathtas, po i largohem formacioneve aktuale politike. Kush është sot jashtë politikës? Janë disa vlera shumë të forta politike, akademike që janë parë si armiq dhe sot janjë jashtë parlamentit, janë një grup njerëzish, së paku 5-6 që janë jashtë parlamentit, janë në një moshë që e kanë arritur ekuilibrin, unë i kam por meqenëse kam edhe njerëz të njohur,. Me një lloj karakteri që nuk i hanë presionet”, tha Topi.
Top Channel