Ndalimi i fertilizuesve nga qeveria bën të dështojë kultivimi ‘organik’ i orizit në Sri Lanka (fotot)

03/05/2022 20:13

Prej dekadash fermerët në Sri Lanka kanë qenë mbështetja kryesore e klanit të fuqishëm politik në pushtet Rajapaksa.

Por sektori bujqësor i vendit është goditur rëndë nga ndalimi i fertilizuesve që u vendos nga qeveria vitin e kaluar, që solli dështimin e prodhimit dhe krizen e urise.

Mes krizës së rëndë ekonomike fermerët i janë bashkuar protestave duke kërkuar largimin e Rajapaksave në pushtet.

Dështimi erdhi pasi presidenti i vendit ndaloi vjet importet e kimikateve bujqësore në një tentativë të dëshpëruar për të evituar falimentimin, shkruan rrjeti AFP.

Nisma u portretizua fillimisht si nxitja që Sri Lanka të bëhej kombi i parë me bujqësi krejtësisht organike.

Por kjo rezultoi një katastrofë që goditi si prodhimin dhe të ardhurat e fermerëve, solli rritje të çmimeve të karburantit, ushqimeve dhe mjekimeve.

“Ky shkatërrim erdhi nga njerëz që ulen në dhoma me kondicioner që nuk kuptojnë nga bujqësia, tha kreu 66 vjeçar i shoqatës së rritësve të orizit.

Ai quante planin “të çmendur”, duke argumentuar se ekspertët dhe fermerët kishin shprehur qartë kundërshtimin e tyre.

“Megjithë kundërshtimet, qeveria vazhdoi me rregullat  ashpra ndaj nesh, dhe në fund ato dështuan”, tha ai për rrjetin  AFP.
“Të gjitha çmimet e mallrave janë rritur, jetesa është e papërballueshme, uria është kudo, prandaj njerëzit e kanë refuzuar tashmë qeverinë”, shtoi ai.

FOTO GALERI
1/5
Sektori bujqësor i vendit është goditur rëndë nga ndalimi i fertilizuesve që u vendos nga qeveria vitin e kaluar, që solli dështimin e prodhimit dhe krizen e urise.

Top Channel