Ish-presidenti, Bamir Topi gjatë intervistës komentoi ndryshimet kushtetuese që ndodhën pas ngjarjes së rëndë të Gërdecit.
Ai e quajti Sali Berishën trajektoren e tranzicionit shqiptar, i cili nxiti këto ndryshime duke mos marrë parasysh pasojat që do të ndodhnin.
“Ishte koha që i deduktonte përfundimin e mandatit dhe i jepte garancinë kryeministrit të ardhshëm për ti bërë më të sigurta, i futën edhe një ndryshim tjetër që maxhoranca të mos futej në krizë. Ishte 15 prill 2008, motivi ishte që më bënte të isha i vërtetë çështje të natyrës parimore, shikoja që një gjë e rëndë do ndodhte, po shprehem për herë të parë unë jam futur në politikë nga bota akademike, kam ardhur në Shqipëri kur atëherë të gjithë në vitin ‘89-ën donin të largoheshin, erdha me oferta për të qëndruar, u bëra ministër në ’96-ën, isha rritur në një familje qytetare, që kishte vuajtur presekucion., Arsyeja ishte për të kontribuar pikërisht për parimet e forta të demokracisë, shqetësimi im madhor. Doja të jepja një intervistë ekskluzive, në këtë media që nuk kam nevojë të komentohet, eksperienca ime politike, në parlament duke i njohur nga afër aktorët politikë, më bënë të jepja një thirrje ekstreme për demokracinë, po e shikoja që asgjë nuk varej nga presidenti. Shikoja që aktorët politikë ishin bërë bashkë, madje ca ditë më pas ata duartokitën pas votimit, ishin në delir, me një dëshirë të madhe pa e ditur se çfarë do të ndodhte. Sali Berisha ka qenë edhe në rastin. Ai është autor i tranzicionit shqiptar. Gjithë trajektorja e tranzicionit shqiptar”, tha Topi.
Ai gjithashtu rrëfeu arsyen se përse i firmosi këto ndryshime.
“Arsyeja pse i kam firmosur, profesional, 115 deputetë kaluan jo vetëm numrin e zgjedhjes së presidenti 84, por edhe shumicën e 2/3-ave shumicën kushtetuese. Unë luftën e deklarova, merreni i pafshi hajrin sikurse ia kanë parë shuam njerëz, shuam institucione, nuk ka njeri më të zhgënjyer, nuk jam unë që po e vuaj, por jam krenar që e mbrojta n kohë, kjo dramë rrotullohet e rrotullohet, këtë dramë po e vuan ajo seli”, tha Topi.
Top Channel