25/11 22:20
Rreth 12 mijë persona janë zhvendosur ditën e djeshme nga Ukraina në Rusi, pa praninë e autoriteteve ukrainase.
Ministria ruse e Mbrojtjes bën me dije se 1847 ndër ta ishin fëmijë. Evakuimi u bë nga rajoni lindor i Ukrainës, konkretisht nga Dontesku dhe Luhansk.
Rusia pretendon se njerëzit janë evakuuar me kërkesën e tyre, ndërsa Ukraina ka deklaruar se Moska ka deportuar me forcë mijëra njerëz në Rusi që nga fillimi i luftës.
Sipas Moskës, që nga 24 shkurti, rreth 1.1 milion njerëz janë evakuuar nga Ukraina në Rusi ku përfshihen rreth 200,000 fëmijë.
Top Channel